fbpx

MIRË SE VINI TE
BARDHA AKADEMI

Bardha Akademi ofron edukim të hershëm në ambient shumë modern dhe të dizajnuar në detaje sipas standardeve të fundit për çerdhe dhe kopsht. Ne jemi pjesë e rrjetit më të madh të kopshteve në Kosovë, kopshtit “Bardha”. 

Bardha Akademi është një gërshetim i traditës, profesionalizmit dhe modernes. Pse jemi më ndryshe se të tjerët? 
Personel të kualifikuar, hapësira të mëdha që stimulojnë kreativitetin, meny e shëndetshme, hapësirë rekreacionale, përveç oborrit edhe terrasë e ndërtuar dhe dizajnuar për grupin 1-3 vjeç e shumë të tjera. 

Ju ftojmë të na vizitoni dhe të njoftoheni edhe për shumë risi të tjera nga personeli ynë!

HISTORIKU

Ne kemi filluar të ofrojmë përkujdesje ditore dhe edukim parashkollor për fëmijët e moshës 1-6 vjeç nga viti 2005, sepse donim të ofrojmë përkujdesje dhe edukim në një mjedis me shumë mundësi për lojë, ndërveprim dhe zhvillim në ritmin e tyre.

E hapa kopshtin e parë të rrjeti të kopshteve “Bardha” në Prishtinë në vitin 2005 duke ofruar një mjedis të sigurt dhe të ngrohët për fëmijë. Ne punësuam personel të kualifikuar që nga fillimi, personel me entuziazëm, pasion dhe përkushtim të pafund ndaj fëmijëve. Ju siguruam prindërve se fëmija i tyre merr përkushtimin e duhur, ngrohtësinë dhe vëmendjen e nevojshme, gjithnjë duke respektuar individualitetin e çdo fëmije…

Ne vazhdojmë të ruajmë këtë ideal edhe sot, dhe kjo na dallon nga të tjerët. Fëmijët tonë janë të lumtur, të shoqërueshëm, të sigurt, të pavarur, krijues dhe unik. Ne i inkurajojmë ata që të eksplorojnë dhe të provojnë gjëra të reja çdo ditë.

Ne punojmë për të siguruar që fëmijët tonë të kenë aftësitë e duhura për shkollë. Secili fëmijë është unik dhe ne sigurohemi që t’u japim përkujdesjen e duhur në mënyrë që ata të nxjerrin më të mirën nga vetja.

Në Bardha Akademi, ne përdorim përvojën tonë 14 vjeçare për të krijuar dhe ofruar prindërve një eksperiencë që nuk e gjejnë askund tjetër. Ne jemi të privilegjuar se kemi njerëz të mrekullueshëm që punojnë me ne, ekipi ynë përpiqet që të ofrojë shërbimin më të mirë për ju. Pjesë të ekipit tonë janë profesioniste të fushës së edukimit që kanë studiuar brenda dhe jashtë Kosovës. Ju siguroj se fëmijët e juaj janë në duar të sigurta të personelit tonë të kualifikuar dhe përkushtues!

E motivuar që të hap një objekt të ri me hapësira të mëdha, planifikuam deri në detaje dizajnimin dhe ndërtimin e Bardha Akademi sipas standardeve më të fundit për edukim të hershëm për fëmijët e moshës 1-6 vjeç.

Ju mirëpresim në Bardha Akademi!

PERSONELI

Institucioni Parashkollor “Bardha” i kushton vëmendje të veçantë përzgjedhjes së personelit edukativ, menaxhues, dhe ndihmës. Personeli ynë është i kualifikuar dhe i trajnuar për edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve, krijimin e një ambient të ngrohtë dhe të sigurtë, ofrimin e dashurisë ndaj fëmijëve dhe organizimin e aktiviteteve të planifikuara ditore.

Gëzime Rexhepi Çollaku

Drejtoreshë

Bardha Çollaku

Menaxhere

AMBIENTE TË REHATSHME

Ambientet tona janë moderne të ndërtuara me përkujdes të veçantë, në krijimin e ngrohtësisë për fëmijët, ofrimin e të gjitha kushteve dhe si prioritet të ofrojmë siguri të plotë.