KUJDESI DITOR
Ofrimin e një ambienti të sigurtë dhe nxitës për lojë
Ofrimin e një menyje të plotë dhe të shëndetshme
Përcjellje nga dy edukatore gjatë qëndrimit ditor
Përkujdesje për higjienën e fëmijëve
Përcjellje të gjendjes shëndetësore të fëmijës
nga pediatri dhe psikologia e qendrës
Ofrimin e një ambienti të ngrohtë për pushim/fjetje
PLANPROGRAMI
Grupmosha 1-3 vjeç
Grupmosha 3-6 vjeç
Planprogrami për fëmijët e Bardha Akademi është i bazuar në fazat e zhvillimit psikologjik të fëmijëve, me fokus kryesor në relacionet pozitive individuale mësuese-fëmijë.
Plani i punës është i detajuar për të gjitha njohuritë e nevojshme në të gjitha fushat e zhvillimit (fusha e njohjes, verbale, socio-emocionale dhe aftësitë motorike) bazuar në fazën zhvillimore që fëmija ka duke respektuar veçoritë e personalitetit të secilit fëmijë përmes raportit individual mësuese-fëmijë.
Në planprogram janë të përfshira metodat më të reja të studimeve, duke filluar me elemente të metodës Montessori, çasje në filozofinë e Reggio Emilia, respektimin e kurrikulës së re dhe teoritë zhvillimore psikologjike, ku të gjitha janë të përgatitura në përshtatje me kontekstin dhe veçoritë e vendit dhe nacionalitetit tonë.
KONTROLLA SHËNDETËSORE
Bardha Akademi siguron kontrollime shëndetësore nga pediatri i qendrës një herë në javë.
Shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve për ne është shumë me rëndësi.
Duke siguruar ambient të pastër dhe kontrolla sistematike e zvogëlojmë mundësinë e përhapjes së çfarëdo virusi/sëmundje në hapësirat e qendrës tonë.
USHQIMI
Orari
Mëngjesi i hershëm: 07.30
Mëngjesi : 09.00
Zamra I : 11.00
Dreka : 14.00
Zamra II : 15.30
Ushqimi i rregullt dhe i shëndetshëm është kritik për të vegjëlit e juaj.
Në vitet e para, fëmijët provojnë shije të reja, tekstura të ndryshme, çka ju pëlqen dhe çka nuk ju pëlqen, e kjo e bën më të vështirë përgatitjen e një menyje të balancuar që e pëlqejnë të gjithë.
Prandaj, ne e marrim shumë seriozisht ushqimin dhe inkurajojmë krijimin e një marrëdhënie positive të fëmijëve me ushqim. Perimet e freskëta, pemët, drithërat, dhe llojet e ndryshme të mishit janë shpesh në menynë tone.
Ne konsultohemi gjithnjë me nutricioniste të kualifikuar për përgatitje të menysë së ushqimit në mënyrë që secili fëmijë të marrë sasinë e duhur të vlerave ushqyese gjatë ditës në Bardha Akademi.